Polonia drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, parashikohen gjoba për platformat

Polonia drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, parashikohen gjoba për platformat

Polonia po planifikon miratimin e një ligji të ri që do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç dhe do t’i bëjë platformat përgjegjëse për verifikimin e moshës së përdoruesve. Ministrja e Arsimit, Barbara Nowacka, deklaroi në një intervistë për Bloomberg News se drafti përkatës do të paraqitet sot nga partia në pushtet, Civic Platform. Sipas saj, projektligji parashikon gjoba për platformat që do të mbeten të aksesueshme për përdoruesit e mitur. Ajo shtoi se ligji mund të hyjë në fuqi deri në fillim të vitit 2027, ndërsa niveli i gjobave është ende në diskutim. “Po shohim përkeqësim të shëndetit mendor te fëmijët dhe të rinjtë, si edhe rënie të aftësive të tyre njohëse”, u shpreh Nowacka, duke argumentuar nevojën...