Politico: Rusia i propozon marrëveshje SHBA-ve: Nëse nuk i jepni informacion Ukrainës, as ne s’do i japim Iranit

Politico: Rusia i propozon marrëveshje SHBA-ve: Nëse nuk i jepni informacion Ukrainës, as ne s’do i japim Iranit

Vladimir Putin dhe Donald Trump MOSKË- Moska u ka ofruar Shteteve të Bashkuara se do të ndalojë ndarjen e të dhënave të inteligjencës me Iranin, siç janë koordinatat e sakta të forcave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, nëse Washingtoni ndalon së ofruari informacione për Ukrainën në lidhje me Rusinë. Politico raporton se dy persona të njohur me negociatat SHBA-Rusi thanë se propozimi u bë nga i dërguari rus Kirill Dmitriev te të dërguarit e administratës Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, gjatë takimit të tyre javën e kaluar në Miami. SHBA-të e hodhën poshtë propozimin, thanë burimet, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Megjithatë, raporti vazhdon, vetë ekzistenca e një propozimi të tillë ka shkaktuar shqetësim midis diplomatëve evropianë,...