Policia bullgare heton vdekjen e gjashtë personave, dyshohet që vrasjet të kenë lidhje me një sekt
Autoritetet bullgare po hetojnë vrasjen e gjashtë personave të lidhur me një OJQ mjedisore dhe policia ka thënë se po hetojnë disa versione të ngjarjeve, duke përfshirë mundësinë që vrasjet të kenë lidhje me një sekt. Në fillim të shkurtit, policia raportoi vrasjen e tre personave në një shtëpi malore në pronësi të një OJQ-je, e cila ndodhet pranë Qafës së Petrohanit, raportojnë mediat bullgare. Në atë kohë, u lëshua një urdhër arresti për tre të dyshuar, përfshirë drejtorin e organizatës dhe pronarin e shtëpisë, Ivajlo Kalushev, i cili, sipas policisë, u largua nga vendi i ngjarjes. Sipas BTV, të dielën, Kalushev, një djalë pesëmbëdhjetë vjeç dhe një burrë njëzet e dy vjeç u gjetën të vrarë në një kamper në pyll, të zbuluar aksidentalisht...
Burimi:
syri.net