Policia britanike nisi një hetim penal mbi marrëdhënien e politikanit Mandelson me Epsteinin

Policia britanike nisi një hetim penal mbi marrëdhënien e politikanit Mandelson me Epsteinin

Policia britanike ka nisur një hetim penal ndaj politikanit Peter Mandelson për shkak të dyshimeve për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës publike, të lidhura me marrëdhënien e tij me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein. Qeveria britanike tha dje se dokumentet e publikuara rishtazi mbi Epstein tregojnë se është e mundur që Mandelson, një ish-ministër, ambasador dhe anëtar i Partisë së Punës në pushtet, të ketë ndarë informacione të ndjeshme ndaj tregut me Epstein 15 vjet më parë. Policia e Londrës tha se detektivët kishin shqyrtuar raportet për sjellje të papërshtatshme dhe kishin vendosur se plotësoheshin kushtet për të hapur një hetim të plotë. Komandantja e Policisë, Ella Marriott, tha se policia ka nisur një hetim ndaj ish-ministrit 72-vjeçar për shpërdorim të detyrës publike. Shpërdorimi i detyrës...