Po protestoni para hotelit ku qëndronte komandanti i ICE-së, 26 persona bien në pranga nga policia e Minneapolit

Po protestoni para hotelit ku qëndronte komandanti i ICE-së, 26 persona bien në pranga nga policia e Minneapolit

Policia në  periferi të Minneapolis njoftoi se ka arrestuar disa protestues gjatë një demonstrate jashtë një hoteli ku ata besonin se po qëndronte komandanti i ICE-së, Gregory Bovino. Protesta u shpall një mbledhje e paligjshme pasi disa protestues, sipas autoriteteve, u përfshinë në sjellje të dhunshme dhe hodhën objekte drejt oficerëve, duke dëmtuar edhe pronën përreth. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës jashtë hotelit SpringHill Suites by Marriott. Policia deklaroi se demonstruesit u urdhëruan të shpërndaheshin pasi protestë e konsideruar fillimisht paqësore u bë “e paligjshme”, dhe ata që refuzuan të largoheshin apo kryen vepra penale u arrestuan. Sipas mediave, janë marrë në paraburgim disa persona, me raporte që flasin për rreth 26 arrestime. Demonstruesit mbanin pankarta dhe përdornin daulle, tenxhere dhe mjete të tjera...