“Po kalon vijat e kuqe”/ Kryeministri belg me deklarata të forta ndaj Trump

“Po kalon vijat e kuqe”/ Kryeministri belg me deklarata të forta ndaj Trump

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, ka bërë deklarata të forta në lidhje me politikën e jashtme të Donald Trump dhe ndikimin e tij në marrëdhëniet transatlantike. Ai tha se Europa është në një rrugë kryqëzimi dhe se ka arritur një moment vendimtar për të vendosur politikën e saj të jashtme. Në komentet e tij, De Wever theksoi se deri tani, Evropa ka tentuar të “qetësojë” presidentin e SHBA-së, duke shpresuar të fitojë mbështetje për luftën në Ukrainë dhe duke toleruar tarifat e vendosura nga Trump. Por, ai shtoi se po kalohen kaq shumë “vija të kuqe” nga Trump, sa që Evropa do të duhet të vendosë nëse do të ruajë dinjitetin e saj si një aktor i pavarur global. “Nëse mbroni tani, do të...