Po i hedh benzinë zjarrit”/ Shfuqizimi i urdhrave për antisemitizmin, Izraeli akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut

Po i hedh benzinë zjarrit”/ Shfuqizimi i urdhrave për antisemitizmin, Izraeli akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut

Ministria e Jashtme e Izraelit ka reaguar ashpër ndaj kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, duke e akuzuar se po hedh “benzinë antisemitike mbi një zjarr të hapur”, pas vendimit të tij për të shfuqizuar disa urdhra ekzekutivë të miratuar nga paraardhësi i tij, Eric Adams. Në një postim në rrjetin social X, diplomacia izraelite deklaroi se Mamdani, që në ditën e tij të parë në detyrë, ka hequr dorë nga përkufizimi i antisemitizmit sipas Aleancës Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit (IHRA) dhe ka lehtësuar kufizimet ndaj bojkotit të Izraelit. “Kjo nuk është udhëheqje, por benzinë antisemitike mbi një zjarr të hapur,” thuhet në reagim. Mamdani shfuqizoi një urdhër të miratuar gjatë administratës Adams, i cili adoptonte përkufizimin e IHRA-së për antisemitizmin, ku...