“Po e shkatërrojmë Iranin”! Trump paralajmëron: Vala e madhe e sulmeve ende nuk ka ardhur
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të ketë sulme të mëdha ndaj Iranit. Në një intervistë për CNN, Trump, deklaroi se ushtria amerikane po e “shkatërron” Iranin, ndërsa paralajmëroi se “vala e madhe” e goditjeve ende nuk ka nisur. “Po i shkatërrojmë shumë. Mendoj se po shkon shumë mirë. Është shumë e fuqishme. Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe po e përdorim atë”, i tha Trump CNN. Presidenti trajtoi një sërë çështjesh gjatë intervistës, përfshirë kohëzgjatjen e pritshme të konfliktit, reagimin e Iranit dhe zhvillimet e brendshme politike në vend. Sa i përket zgjatjes së luftës, ai tha: “Nuk dua ta shoh të zgjasë shumë. Gjithmonë kam menduar se do të zgjasë katër javë. Dhe jemi pak përpara afatit.” I...
Burimi:
zeri.ai