“Po e monitorojmë situatën në Iran”, Trump: Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar
SHBA-të duket se po shkojnë drejt një sulmi tjetër ndaj Iranit, pasi disa orë pas fillimit të procesit të largimit të qindra ushtarëve nga baza ajrore Al Udeid në Katar, baza ajrore më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, Pentagoni thuhet se urdhëroi aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln dhe shkatërruesit që e shoqërojnë atë të largohen nga Deti i Kinës Jugore ku ndodhen dhe të drejtohen drejt Lindjes së Mesme. Siç shpjegojnë analistët, Uashingtoni forcon praninë e tij detare në zonën që ka synuar para çdo sulmi. Sipas NBC, Donald Trump i ka thënë ekipit të tij të sigurisë kombëtare se dëshiron që çdo veprim ushtarak amerikan në Iran t’i japë një goditje të shpejtë dhe vendimtare regjimit dhe të mos provokojë një luftë të...
Burimi:
top-channel.tv