“Plehrat ranë mbi njerëzit”/ Tragjedi në Filipine, 11 persona humbin jetën pas shembjes së landfillit

“Plehrat ranë mbi njerëzit”/ Tragjedi në Filipine, 11 persona humbin jetën pas shembjes së landfillit

Bilanci i viktimave nga shembja e një landfilli në Filipinet qendrore është rritur në 11 persona, kanë bërë të ditur autoritetet. Ngjarja ndodhi javën e kaluar në landfillin Binaliw, në qytetin Cebu, në momentin kur mbi 100 punëtorë ndodheshin në zonë. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë deri tani 12 persona të plagosur nga rrënojat, ndërsa më shumë se 20 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Edhe pse shpresat për të gjetur të mbijetuar ishin të pakta pas tre ditësh nga rrëshqitja e dheut, autoritetet thanë se të hënën u konstatuan “shenja jete” në zonën e rrënojave dhe operacioni vazhdon në regjimin e kërkim-shpëtimit, shkruan BBC. Ngjarja ka nxitur thirrje për hetim të plotë mbi shkaqet e shembjes dhe për rishikim të sistemit të menaxhimit të...