Plazhet lindore të Australisë mbyllen: Sulmi i katërt i peshkaqenëve brenda tre ditësh
Një surfer pësoi lëndime të lehta sot në një sulm nga peshkaqeni, sulmi i katërt në brigjet e shtetit më të populluar të Australisë në tre ditë. Sulmi ndodhi në Point Plomer, 460 kilometra në veri të kryeqytetit të Uellsit të Ri Jugor, rreth orës 9 të mëngjesit sipas kohës lokale, thanë zyrtarët. Dhjetëra plazhe përgjatë bregdetit lindor të Australisë, përfshirë ato në Sydney, janë mbyllur përkohësisht. Sulmet pasuan disa ditë shirash të rrëmbyeshëm që baltosën ujërat e cekëta.
Burimi:
syri.net