“Planifikuan atentat të rremë ndaj kryeministrit të Hungarisë”/ Washington Post: Rusia e bëri për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në favor të Orbanit
Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) dyshohet se ka planifikuar organizimin e një atentati ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të prillit, kjo sipas një raporti të publikuar nga The Washington Post, i cili është bazuar në informacione nga një shërbim inteligjence evropian. Sipas raportimit, një njësi e SVR-së kishte ngritur shqetësime për rënien e mbështetjes publike për Orban dhe kishte sugjeruar një strategji drastike për të ndryshuar rrjedhën e fushatës. Një dokument i brendshëm i siguruar nga inteligjenca evropiane përmend nevojën për një “përpjekje për vrasje”, me synimin për ta zhvendosur fokusin e zgjedhjeve nga çështjet socio-ekonomike drejt sigurisë dhe stabilitetit. Në raport thuhet se një incident i tillë do të krijonte një klimë emocionale...
Burimi:
top-channel.tv