Planifikoni të udhëtoni drejt Fixhit? Kujdes, HIV-i po bën kërdinë në destinacionin më popullor të Paqësorit

Planifikoni të udhëtoni drejt Fixhit? Kujdes, HIV-i po bën kërdinë në destinacionin më popullor të Paqësorit

Një destinacion mjaft popullor për muajin e mjaltit është vendi i epidemisë së HIV-it me rritjen më të shpejtë në Paqësor, me zyrtarët që tregojnë përdorimin në rritje të metamfetaminës si një shkaktar kryesor. Në Fixhi, rastet e HIV/AIDS parashikohet të dyfishohen këtë vit në më shumë se 3,000, sipas UNAIDS dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Fixhit. Zyrtarët thonë se përdorimi i drogës po nxit rritjen e HIV në të gjithë kombin ishullor të Paqësorit. Në dhjetor, Organizata Botërore e Shëndetësisë, (OBSH) publikoi një vlerësim të shpejtë që zbulonte praktikat e pasigurta të injektimit. Këto praktika mund t’i vënë njerëzit që injektojnë drogë në Fixhi, në një rrezik në rritje të transmetimit të HIV-it. "Trendi i Bluetooth" ka ndikuar në përhapje — me individë që injektojnë gjakun e një personi tashmë...