Plani shumëfazësh për armëpushim, Ukraina dakordësohet me Europën dhe SHBA-në
Ukraina ka arritur një marrëveshje me partnerët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara që çdo shkelje e vazhdueshme nga Rusia e një armëpushimi të ardhshëm të pasohet nga një përgjigje e koordinuar ushtarake. Plani parashikon një mekanizëm reagimi me disa nivele, që do të aktivizohej brenda 24 orëve nga shkelja fillestare, duke nisur me paralajmërime diplomatike dhe, nëse është e nevojshme, me veprime të ushtrisë ukrainase për të ndalur shkeljen në terren. Nëse përplasjet do të vazhdonin, propozimi do të kalonte në një fazë të dytë ndërhyrjeje, ku do të përfshiheshin forcat e të ashtuquajturit “koalicioni i të gatshmëve”, i cili përfshin disa vende të Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë, Islandën dhe Turqinë. Sipas raportit, në rast të një sulmi të zgjeruar nga Rusia, një...
Burimi:
top-channel.tv