Plani me 15 pika/ Teherani hedh poshtë propozimin për paqe të SHBA: I papranueshëm
Sipas televizionit shtetëror iranian, Teherani ka hedhur poshtë propozimin e paqes me 15 pika të paraqitur nga SHBA-të nëpërmjet Pakistanit si ndërmjetësues. Irani gjithashtu e ka informuar Pakistanin se e konsideron propozimin “të papranueshëm”, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, duke cituar portalin Al-Mayadeen. Teherani e refuzon armëpushimin dhe i quan bisedimet me palët që shkelin marrëveshjet “jologjike”, raportoi Bloomberg, duke cituar agjencinë e lajmeve Fars të Iranit, pas presionit të SHBA-së për negociata.
Burimi:
opinion.al