“Plani juaj A dështoi”, minsitri iranian sfidon Trump: Plani B juaj do të jetë një dështim edhe më i madh
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Arakçi, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të përballet me një pushtim të mundshëm tokësor nga Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë për NBC Neës, Arakçi theksoi se çdo përpjekje e tillë do të sjellë një “katastrofë të madhe” për SHBA-në. Ai shtoi se Irani nuk ka ndërmend të negociojë për armëpushim dhe se përpjekjet e mëparshme për dialog me SHBA-në kanë përfunduar me sulme gjatë negociatave. “Nuk shoh asnjë arsye për të negociuar,” tha Arakçi. Ndërkohë, ministri iranian sqaroi se Irani aktualisht nuk ka plan për të bllokuar Shtigjin e Hormuzit, por nuk përjashtoi mundësinë e një veprimi të tillë, varësisht nga zhvillimet e luftës. Në një postim në X, Arakçi iu drejtua drejtpërdrejt ish-presidentit amerikan Donald...
Burimi:
vizionplus.tv