Plani i Trump për Gazën: Administrim nga teknokratë palestinezë dhe çarmatosje e Hamasit brenda 8 muajve
Një plan i detajuar për çarmatosjen e Hamasit dhe tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Gaza është paraqitur nga “Këshilli i Paqes” i presidentit amerikan Donald Trump, sipas një dokumenti të siguruar nga Reuters dhe Al Jazeera. Plani parashikon që e gjithë procedura të përfundojë brenda tetë muajve. Dokumenti, i cili i është dorëzuar Hamasit javën e kaluar dhe aktualisht është në shqyrtim, nuk përfshin asnjë referencë për krijimin e një shteti të pavarur palestinez — një element kyç që mund të ndikojë në rrjedhën e negociatave. Administrimi dhe siguria në Gaza Sipas planit, administrimi i Gazës do t’i kalojë një komiteti teknokratësh palestinezë, i njohur si Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG). Ky organ do të jetë përgjegjës për sigurinë dhe qeverisjen, duke...
Burimi:
syri.net