Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Kina pritet të prezantojë Planin e saj të 15-të Pesëvjeçar (2026–2030) gjatë mbledhjes së Kongresit Kombëtar Popullor (NPC) në Pekin, një nga ngjarjet më të rëndësishme politike të vitit. Takimi, që nis këtë javë dhe zakonisht zgjat rreth shtatë ditë, mbledh rreth 3000 delegatë nga e gjithë vendi. Plani i fundit pesëvjeçar u publikua në mars 2021, në kulmin e pasojave të pandemisë COVID-19. Këtë herë, udhëheqja kineze përballet me sfida të reja: ndikimin e zgjatur të luftës tregtare me SHBA-në, ruajtjen e besimit të konsumatorëve dhe presionin për të riformatuar modelin ekonomik të vendit. Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kina pritet të shpallë një objektiv rritjeje të PBB-së prej 4.5–5 për qind për vitin 2026, si dhe masa të reja lidhur me normat...