Plani europian për të shpëtuar NATO-n: Ne i zëvendësojmë ushtarët amerikanë!
“Projekti i zëvendësimit”. Pas njoftimeve të Donald Trump-it për tërheqjen e pjesshme të ushtarëve amerikanë nga Europa, veçanërisht nga Gjermania, Italia dhe Spanja, ka shpërthyer alarmi mes aleatëve europianë. Këta të fundit kanë nisur të studiojnë zgjidhje alternative, pra si të ruhet i pandryshuar sistemi i mbrojtjes së Europës dhe aftësia e saj për të penguar kërcënimet. Dhe indikacionet e para tregojnë pranimin e idesë për të “zëvendësuar” largimet e mundshme amerikane me forca europiane dhe kanadeze. Kontaktet mes 31 partnerëve janë intensifikuar ditët e fundit dhe u thelluan edhe gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian në Armeni, ku mori pjesë edhe kryeministri kanadez Mark Carney. Samiti në Erevan në fakt mori formën e një Aleance Atlantike pa Shtetet e Bashkuara. Pika e nisjes është kërkesa e...
Burimi:
javanews.al