Plani europian për reformën në sistemin e imigracionit, 70 organizata joqeveritare dalin kundër: Një kërcënim i ngjashëm me ICE-n në SHBA
Më shumë se 70 organizata joqeveritare kanë kundërshtuar planin evropian për reformën e sistemit të imigracionit, i cili po shqyrtohet nga Parlamenti Evropian. Në një deklaratë të përbashkët, ato paralajmërojnë se propozimi përbën një “kërcënim real dhe të menjëhershëm” dhe u bëjnë thirrje politikanëve evropianë ta refuzojnë atë. Reforma, e promovuar nga Komisioni Evropian, parashikon krijimin e qendrave të paraburgimit jashtë kufijve të Bashkimit Evropian për personat të cilëve u refuzohet azili, të njohura si ‘qendra kthimi’. Po ashtu, propozimi përfshin masa më të rrepta ndaj atyre që refuzojnë të largohen nga territori i BE-së, si zgjatja e periudhës së ndalimit ose konfiskimi i dokumenteve. Organizatat shprehin shqetësimin se zbatimi i reformës mund të çojë në praktika të ngjashme me ato të ndjekura nga ICE...
Burimi:
top-channel.tv