Plani amerikan për Gazën lejon Hamasin të mbajë armë të lehta

Plani amerikan për Gazën lejon Hamasin të mbajë armë të lehta

Një draft-plan amerikan për Gazën pas luftës parashikon që Hamasi të dorëzojë armët e afta për të goditur Izraelin, ndërsa në fazën fillestare do të lejohet të mbajë armë të lehta.Lajmi është raportuar nga The New York Times, duke cituar burime të njohura me përmbajtjen e dokumentit.Sipas raportimit, detajet e planit janë ende në diskutim dhe mund të ndryshojnë. Ende nuk është e qartë se si do të realizohet procesi i çmilitarizimit dhe kush do të marrë në dorëzim arsenalin që Hamasi do të dorëzojë.Plani po hartohet nga një ekip që përfshin Jared Kushner, të dërguarin e posaçëm Steve Witkoff dhe diplomatin bullgar Nickolay Mladenov, i cili pritet të shërbejë si përfaqësues i lartë në Bordin e Paqes të iniciuar nga presidenti amerikan. Drafti pritet...