Pitt kundër Jolie, gjykata vendos në favor të Brad për 22 dokumentet sekrete

Pitt kundër Jolie, gjykata vendos në favor të Brad për 22 dokumentet sekrete

Brad Pitt mund të ketë gjetur një “armë të fortë” në betejën e tij të gjatë ligjore me ish-gruan e tij, Angelina Jolie, mbi pronësinë e një prone vere në Francë. Sipas Fox News Digital, një gjykatës vendosi së fundmi në favor të Pitt, duke e detyruar aktoren të dorëzojë 22 dokumente të pazbuluara më parë. Dokumentet thuhet se përmbajnë mesazhe private, email-e dhe mesazhe me tekst nga Angelina, të cilat mund të dëmtojnë pozicionin ligjor të yllit të Maleficent. Pitt e paditi Jolie-n në vitin 2022 për shitjen vitin e kaluar të aksioneve të aktores në Château Miraval te Tenute Del Mondo, një kompani e kontrolluar nga grupi Stoli. Pitt e kundërshtoi këtë shitje, duke argumentuar se ky veprim shkelte një marrëveshje midis të...