Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

Pikëkalimi kyç kufitar në Rafah të Gazës u rihap për palestinezët të hënën, tha një zyrtar izraelit i sigurisë, por media egjiptiane e lidhur me shtetin raportoi se vetëm 50 persona do të lejohen të kalojnë në secilin drejtim në ditët e para. Rifillimi i operacioneve vjen pasi forcat izraelite morën kontrollin e kësaj porte hyrëse drejt Egjiptit në maj të vitit 2024, gjatë luftës me Hamasin, të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja. Një rifillim i pjesshëm i operacioneve nisi të dielën, në një fazë shumë të kufizuar që nuk përfshinte lëvizjen e njerëzve, pas muajsh thirrjesh nga grupet e ndihmës. “Që nga ky moment, dhe pas mbërritjes së ekipeve të EUBAM-it në emër të Bashkimit Evropian, pikëkalimi në Rafah është hapur tashmë për lëvizjen...