Pezullimi 5-ditor i sulmeve amerikano-izraelite ndaj centraleve bërthamore të Iranit/ Netanyahu refuzon të komentojë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka reaguar pas njoftimit të presidentit të SHBA, Donald Trump, për një armëpushim pesë-ditor në sulmet ndaj objekteve energjetike iraniane, në kontekstin e bisedimeve produktive me Iran. Sipas raporteve të mediave izraelite, zyra e Netanyahut nuk ka lëshuar asnjë deklaratë dhe nuk ka reaguar ndaj kërkesave për koment. Ndërkohë presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvilluan “biseda produktive” gjatë fundjavës, dhe se ai do të pezullojë sulmet ushtarake kundër centraleve të energjisë iraniane për një periudhë pesë-ditore. Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se vendimi për shtyrjen e sulmeve u bazua në “tonin dhe përmbajtjen” e diskutimeve. “Kam kënaqësi të raportoj se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar, gjatë dy...
Burimi:
syri.net