Petraeus: Sulmet e Iranit, ‘gabim i madh’ që tërheq vendet neutrale
Ish-drejtori i CIA-s, gjenerali David Petraeus, ka deklaruar se Irani ka bërë një “gabim të madh” jo vetëm duke sulmuar bazat dhe asetet amerikane në shtetet e Gjirit, por edhe duke vënë në shënjestër civilët në rajon. Në një intervistë për Sky News, Petraeus theksoi se veprimet e Iranit kanë zgjeruar ndjeshëm konfliktin, duke goditur aeroporte, porte detare dhe stacione ngarkimi të gazit e naftës në shtetet e Gjirit. Kjo strategji, sipas tij, po tërheq në konflikt vende që fillimisht kërkonin të mbeteshin neutrale dhe të mos lejonin SHBA-në të përdorte bazat e tyre. Petraeus përmendi gjithashtu sulmin ndaj një baze britanike, duke sugjeruar se ishte një dron i lëshuar nga Hezbollahu nga Libani jugor kundër bazës në Qipro. Këto veprime, sipas ish-shefit të spiunazhit...
Burimi:
kohajone.com