Peskov: Merz dhe Macron mund ta telefonojnë Putin
Kremlini ka deklaruar se Europa nuk po bën asnjë përpjekje për të kontaktuar me Moskën zyrtare, duke përmendur kancelarin gjerman, Friedrich Merz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Merz dhe Macron nuk janë përpjekur për ta telefonuar presidentin Vladimir Putin dhe sipas tij, kjo do të ishte e mjaftueshme për të rinisur një dialog. Peskov shtoi se Putin nuk ka refuzuar të komunikojë. “As Merz dhe as Macron nuk po bëjnë asnjë përpjekje. Nëse dëshironi dhe nëse është e nevojshme, thjesht mund të telefononi Presidentin Putin. Ai kurrë nuk ka refuzuar kontaktin e drejtpërdrejtë. Putin gjithmonë ka folur për një preferencë për kontakt edhe përballë mosmarrëveshjeve shumë serioze, pasi këto mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut”, shtoi ai. Dy...
Burimi:
vizionplus.tv