Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Pesë minuta para ndërrimit të viteve gjendet i vrarë me thikë një person, arrestohet një çift i ri
Bota E Enjte, 1 Janar 2026 20:49 Policia britanike ka nisur hetimet për një vrasje të ndodhur vetëm pak minuta para ndërrimit të viteve në Bury të Anglisë. Ngjarja është raportuar rreth orës 23:55 të mbrëmjes së 31 dhjetorit 2025, kur shërbimet e emergjencës u thirrën për një incident në Tarn Drive. Në vendngjarje, efektivët gjetën një burrë të ri me plagë të shkaktuara nga mjeti prerës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, i riu ndërroi jetë në vend. Policia e Greater Manchester ka konfirmuar se ka arrestuar një djalë dhe një vajzë, të dy 20 vjeç, të cilët dyshohen për përfshirje në këtë ngjarje të rëndë. Të dy ndodhen aktualisht në paraburgim dhe po merren në pyetje nga autoritetet. Një ekip...