Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Pesë minuta para ndërrimit të viteve, gjendet i vrarë me thikë një person/ Arrestohet çifti i të rinjve
Policia ka nisur një hetim për vrasje pas një incidenti tragjik ku një burrë i ri u ther për vdekje vetëm disa minuta para se të fillonte Viti i Ri. Ngjarja ndodhi në orën 23:55 të mbrëmjes së 31 dhjetorit 2025, në Bury të Anglisë. Shërbimet e urgjencës u thirrën menjëherë, por, pavarësisht përpjekjeve të mëdha, burri humbi jetën në vendngjarje, shkruan The Sun. Policia e Mançesterit ka arrestuar një djalë dhe një vajzë, të dy të moshës 20 vjeçare, nën dyshimin për vrasje. Një ekip mjeko-ligjor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Një zëdhënës i forcave të rendit tha: “Rreth orës 23:55 të mbrëmjes së 31 dhjetorit, u njoftuam për një trazirë në një...