Pesë familje në Britani padisin TikTok-un pas vdekjes së fëmijëve nga “Blackout Challenge”

Pesë familje në Britani padisin TikTok-un pas vdekjes së fëmijëve nga “Blackout Challenge”

Pesë familje në Mbretërinë e Bashkuar pretendojnë se fëmijët e tyre humbën jetën duke tentuar të kryenin të ashtuquajturën “Blackout Challenge”, një sfidë e rrezikshme që përfshin ndalimin e përkohshëm të frymëmarrjes dhe që mund të shkaktojë dëmtime serioze të trurit apo vdekje. Prindërit kanë ngritur padi në Shtetet e Bashkuara kundër TikTok-ut, duke e fajësuar platformën për ekspozimin e të miturve ndaj përmbajtjes së rrezikshme dhe duke kërkuar të zbardhin rrethanat e orëve të fundit të jetës së fëmijëve të tyre. Sipas Sky News, rasti përfshin pesë fëmijë të moshës 12 deri në 14 vjeç, të cilët u gjetën pa ndjenja në incidente të ndara gjatë një periudhe disa mujore. Familjet besojnë se ata po imitonin sfidën e rrezikshme që ka qarkulluar prej vitesh...