Pesë ditë zie në Zvicër, nis identifikimi i viktimave të zjarrit në resortin e skive, zbardhet shkaku i ngjarjes së rëndë

Pesë ditë zie në Zvicër, nis identifikimi i viktimave të zjarrit në resortin e skive, zbardhet shkaku i ngjarjes së rëndë

Shkaku i zjarrit tragjik në Crans Montana të Zvicrës ishin fishekzjarrët e vendosur në shishet e shampanjës, nga të cilat u përhapën më pas flakët. Fishekzjarrët ishin në një moment shumë afër tavanit, gjë që çoi në incidentin tragjik, ku zjarri u përhap shumë shpejt. Autoritetet konfirmuan se bari në resortin e skive kishte më shumë se një dalje emergjence, por shumë njerëz nuk ishin në gjendje t’i gjenin dhe krijuan kaos për në derën kryesore. Nga zjarri tragjik humbën jetën të paktën 47 persona dhe 119 të tjerë janë nëpër spitale, ku po marrin trajtim për plagët e djegieve. Autoritetet kanë filluar tashmë të identifikojnë viktimat, edhe pse për disa prej trye do të duhen ditë ose javë të tëra, për shkak të djegieve...