Përvjetori i dytë i vdekjes së rivalit të përbetuar të Putinit, nëna e Navalnyt: Im bir u vra, gjithmonë e kam ditur
Nëna e opozitarit rus Alexei Navalny deklaroi se gjetjet e fundit për helmim konfirmojnë bindjen e saj se djali i saj është vrarë dhe nuk ka vdekur nga shkaqe natyrore, siç kanë pretenduar autoritetet ruse. Deklarata e saj vjen pasi United Kingdom dhe disa aleatë evropianë publikuan një qëndrim të përbashkët ku thuhet se Navalny u vra me një helm të zhvilluar nga një toksinë e bretkosës shigjetë, duke shtuar se “vetëm shteti rus kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për ta përdorur këtë toksinë vdekjeprurëse”. “Kjo konfirmon atë që e dinim që nga fillimi. Ne e dinim se djali ynë nuk vdiq thjesht në burg, ai u vra,” tha Lyudmila Navalnaya, gjatë një vizite në varrin e të birit në Moskë, në përvjetorin e dytë...
Burimi:
top-channel.tv