Persona të armatosur sulmojnë policinë, 3 të vdekur në Nigeri
Tre oficerë policie u vranë dhe dy të tjerë u plagosën pasi anëtarë të dyshuar të një bande të armatosur hapën zjarr ndaj një patrulle në shtetin Katsina të Nigerisë. Sulmi vjen në një periudhë ku janë rritur rrëmbimet dhe bastisjet e fshatrave, shkollave dhe vendeve të adhurimit. Sulmi i dyti brenda një jave nxjerr në pah pasigurinë e vazhdueshme të rajonit, ku bandat e njohura si banditë vazhdojnë të godasin komunitetet rurale dhe forcat e sigurisë pavarësisht operacioneve ushtarake të vazhdueshme. Zëdhënësi i policis, Abubakar Sadiq Aliyu, tha se oficerët u qëlluan me armë zjarri përgjatë rrugës Guga-Bakori ndërsa ishin në patrullim. “Ekipi u përgjigj me guxim, duke e zmbrapsur sulmin, por humbi tre oficerë në shkëmbimin e zjarrit,” tha Aliyu. Dy oficerë të plagosur...
Burimi:
syri.net