Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit para operacioneve ushtarake

Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit para operacioneve ushtarake

Ushtria e Izraelit ka lëshuar një tjetër paralajmërim për evakuim për banorët në jug të Bejrutit, duke njoftuar për operacione ushtarake që pritet të zhvillohen në orët në vijim në kryeqytetin e Libanit. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, deklaroi se Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të veprojnë në zonat Haret Hreik dhe Burj al-Barajneh, si dhe në një kompleks që ndodhet në jug të Autostradës së Damaskut. Ai u bëri thirrje banorëve të këtyre zonave që të largohen menjëherë dhe të lëvizin drejt lindjes përgjatë autostradës për sigurinë e tyre. Sipas ushtrisë izraelite, operacionet kanë në shënjestër grupin Hezbollah, i cili mbështetet nga Iran. IDF paralajmëroi se kushdo që ndodhet pranë operativëve, objekteve apo armëve të Hezbollahut “po rrezikon jetën e tij”. Më herët...