Përshkallëzohet kriza në Jemen, mbyllet aeroporti pas përplasjeve mes Arabisë Saudite dhe Emirateve
Trafiku ajror në aeroportin ndërkombëtar të Adenit u ndërpre të enjten, ndërsa tensionet midis Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara po përshkallëzohen, duke përforcuar ndarjet në konfliktin e gjatë të Jemenit. Sipas Reuters, qeveria e njohur ndërkombëtarisht dhe e mbështetur nga Arabia Saudite vendosi kufizime të reja për fluturimet drejt dhe nga Emiratet, për të frenuar tensionet. Por ministria e Transportit, e kontrolluar nga separatistët e jugut, reagoi duke urdhëruar mbylljen e plotë të trafikut ajror në vend që të zbatoi kufizimet. Këshilli i Tranzicionit Jugor (STC), forca separatiste e mbështetur nga Emiratet që muajin e kaluar mori kontrollin mbi pjesën më të madhe të jugut, fajësoi mbylljen për “rregullat e reja të papritura” që Arabia Saudite kërkonte të impononte. Ky zhvillim pasqyron thellimin e...
Burimi:
top-channel.tv