Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, Katari rrëzon dy avionë luftarakë iranianë
Katari njoftoi se forcat e tij ajrore kanë rrëzuar me sukses dy avionë luftarakë iranianë, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iran dhe kundërpërgjigjes së Teheranit. Ministria e Mbrojtjes e Katarit bëri të ditur përmes një deklarate se janë rrëzuar dy avionë tip SU-24 të Iranit. Sipas autoriteteve, janë ndaluar gjithashtu shtatë raketa balistike dhe pesë dronë të lëshuar nga Irani drejt territorit të Katarit. “Kërcënimi u trajtua menjëherë sapo u identifikua, në përputhje me planin operacional. Të gjitha raketat u rrëzuan para se të arrinin objektivat e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas mediave Katari dënoi ashpër Iranin për atë që e cilësoi si “shënjestrim të papërgjegjshëm dhe të pamatur” të territorit të tij,...
Burimi:
top-channel.tv