Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme! Irani sulmon me raketa balistike, Izraeli bombardon një uzinë petrokimike
Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rritur ndjeshëm në orët e fundit, teksa të dyja palët kanë shkëmbyer sulme, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të ri të konfliktit në Lindjen e Mesme. Përplasja e fundit erdhi pas sulmeve ajrore izraelite të kryera të dielën kundër objektivave të Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit. Teherani i dënoi këto veprime, duke i cilësuar si shkelje të armëpushimit në Liban dhe paralajmëroi se do të përgjigjej. Sipas raportimeve, Irani lëshoi raketa balistike drejt veriut të Izraelit të dielën në mbrëmje, duke shënuar sulmin e parë të drejtpërdrejtë që prej armëpushimit të arritur në muajin prill. Autoritetet izraelite njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore interceptuan raketat iraniane pak pas orës 07:00 të mëngjesit të së hënës. Pak më...
Burimi:
vizionplus.tv