Përshkallëzohen tensionet politike, a po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Manovra më e madhe ushtarake e Pekinit prej vitesh simulon një bllokadë të Tajvanit duke vënë në sprovë vendosmërinë e SHBA-së dhe sigurinë rajonale. Ndërkohë tensionet politike po përshkallëzohen. Ushtria kineze nisi të hënën stërvitjen e saj ushtarake më të madhe përreth Tajvanit. Gjatë stërvitjes me armë zjarri do të simulohet edhe një bllokadë e porteve kryesore të Tajvanit. Pekini pretendon se Tajvani është territor kinez dhe synon ta “ribashkojë” atë me Kinënedhe me forcë nëse do të jetë e nevojshme. Stërvitja me emrin e koduar “Misioni i Drejtësisë 2025” shërben sikurse thotë Pekini si paralajmërim i ashpër kundër “forcave separatiste dhe ndërhyrjes së jashtme” në Tajvan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. Ajo pritet të zgjasë dy ditë. Tajvani, i cili i hedh poshtë...
Burimi:
top-channel.tv