Përshkallëzohen tensionet mes SHBA dhe Venezuelës, mblidhet Këshilli i Sigurimit
Tensionet mes Venezuelës dhe SHBA-së po përshkallëzohen. Presidenti i SHBA-së, Trump i sugjeron presidentit Maduro të japë dorëheqjen. Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot në një seancë urgjente. Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të martën (23.12.) në një takim urgjent për të diskutuar tensionet midis Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara. Qeveria në Karakas kërkoi takimin me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës. Ndërkohë, retorika e qeverisë amerikane ndaj Venezuelës po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Në një konferencë për shtyp të hënën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump sugjeroi që Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro të japë dorëheqjen: “Varet tërësisht nga ai se çfarë dëshiron të bëjë. Mendoj se do të ishte e mençur nga ana e tij ta bënte këtë”, u përgjigj Trump...
Burimi:
top-channel.tv