Përshkallëzohen protestat në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Mjekët paralajmërojnë: Po mbushen spitalet

Përshkallëzohen protestat në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Mjekët paralajmërojnë: Po mbushen spitalet

Protestat antiqeveritare në Iran vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa mjekë nga disa spitale kanë raportuar për BBC se institucionet shëndetësore janë tejmbushur me të plagosur. Një mjek në Teheran tha se spitali kryesor oftalmologjik i kryeqytetit ka kaluar në gjendje krize, ndërsa një tjetër infermier nga Shirazi deklaroi se mungesa e kirurgëve e bën të pamundur përballimin e fluksit të pacientëve, shumë prej të cilëve kanë plagë nga armët e zjarrit, kryesisht në kokë dhe sy. Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, që nga nisja e protestave më 28 dhjetor janë vrarë të paktën 50 protestues, përfshirë fëmijë, si dhe 15 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa mbi 2 300 persona janë arrestuar. Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar masa të ashpra ndaj protestuesve, të cilët i...