Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Rebelët Houthi në Jemen kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me raketë ndaj Izraelit, duke shënuar përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në konfliktin rajonal që po zhvillohet mes Izraelit, SHBA-së dhe Iranit. Sipas deklaratave të grupit, raketat balistike kishin në shënjestër objekte ushtarake izraelite, ndërsa ushtria e Izraelit njoftoi se projektili i lëshuar nga Jemeni u interceptua nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Ky është sulmi i parë i Houthis ndaj Izraelit që nga fillimi i luftës aktuale në Lindjen e Mesme, një zhvillim që konsiderohet si përshkallëzim i rrezikshëm i konfliktit. Zëdhënësi ushtarak i Houthis deklaroi se operacionet do të vazhdojnë derisa të ndalen sulmet ndaj Iranit dhe aleatëve të tij në rajon, duke paralajmëruar për një përfshirje më të gjerë të grupit në luftë.