Përsëritet tragjedia në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një tjetër personi brenda banesës së tij
Një person vdiq dhe një tjetër u helmua të mërkurën në mbrëmje për shkak të monoksidit të karbonit brenda një apartamenti në Vigodarzere, në provincën e Padovës. Mediat vendase raportojnë se pasi ekipi i zjarrfikësve hynë me forcë në shtëpi, zbuloi praninë e monoksidit të karbonit në ambient dhe menjëherë u ofroi ndihmë dy burrave brenda shtëpisë. Njëri prej tyre u konstatua i vdekur ndërsa tjetri u transportua në spital me shenja helmimi. Departamenti i zjarrfikësve po heton aktualisht për të përcaktuar burimin shpërndarës së monoksidit të karbonit. Po në Itali pak javë më parë, si pasojë e një defekti në kaldajë dhe rrjedhjes së monoksidit të karbonit, u shua familja shqiptare me katër anëtarë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv