Përplasje në Partinë Laburiste, Starmer i mbyll rrugën Burnham-it, nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Përplasje në Partinë Laburiste, Starmer i mbyll rrugën Burnham-it, nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer brenda Partisë Laburiste britanike, pasi Komiteti Ekzekutiv Kombëtar (NEC) i ka ndaluar Andy Burnham-it të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në zonën Gorton dhe Denton. Në votimin e zhvilluar nga një grup prej 10 anëtarësh të NEC, vetëm Lucy Powell, nënkryetare e partisë dhe aleate e Burnham-it, votoi pro lejimit të kandidimit. Tetë anëtarë votuan kundër, ndërsa kryetarja e NEC dhe sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, abstenoi. Vendimi praktikisht i mbyll rrugën Burnham-it për një rikthim të shpejtë në parlament. Ai shihej si një rival i mundshëm për të sfiduar Keir Starmerin për drejtimin e partisë, në një kohë kur vlerësimet e kryeministrit në sondazhe janë në rënie. Në një deklaratë zyrtare, Partia Laburiste tha se sipas rregullave...