Përplasje fatale pranë ishullit të Kiosit, autoritetet nisin hetimet
Kërkimet ajrore dhe detare vijojnë me intensitet të lartë në zonën detare pranë ishullit grek të Kiosit, ku mbrëmjen e së martës (3 shkurt) ndodhi një tragjedi e rëndë, pas përplasjes së një anijeje të Rojës Bregdetare greke me një motoskaf që transportonte emigrantë. Bilanci deri tani është tragjik: 15 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Sipas drejtorit të spitalit të Kiosit, Tsakiris Christou, 23 persona janë trajtuar për lëndime, prej të cilëve 22 janë shtetas afganë dhe një është punonjës i Rojës Bregdetare, i cili pritet të dalë së shpejti nga spitali. Aktualisht, 22 persona mbeten të shtruar, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore konsiderohet e qëndrueshme. Midis të plagosurve ndodhen edhe 10 fëmijë nën moshën 15 vjeç, të shtruar në klinikën...
Burimi:
syri.net