Përplasja për Groenlandën/ Trump vendos tarifa ndaj shteteve europiane, koha që Danimarka të japë diçka mbrapsht
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e një pakete të re tarifash ndaj një sërë vendesh që eksportojnë mallra në SHBA, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt. Trump thotë se këto tarifa do të mbeten në fuqi deri “në momentin kur të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës” nga Shtetet e Bashkuara. Duke shkruar në rrjetet sociale, Trump thekson se vende si Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda do të “tarifohen me 10%” për “çdo lloj malli” që dërgojnë në SHBA. Sipas tij, nga 1 qershori kjo tarifë do të rritet në 25%, shkruan Trump në platformën Truth Social. Tarifat janë taksa mbi mallrat e importuara dhe zakonisht paguhen ndaj...
Burimi:
syri.net