Përplasja me Trump i jep “frymëmarrje” politike Macronit, rritet popullariteti i tij në Francë

Përplasja me Trump i jep “frymëmarrje” politike Macronit, rritet popullariteti i tij në Francë

Bota E Hënë, 26 Janar 2026 17:21 Qëndrimi i Emmanuel Macronit ndaj zhvillimeve ndërkombëtare dhe përplasja e tij me presidentin amerikan Donald Trump, kanë sjellë një rritje të lehtë të popullaritetit të tij, megjithatë ky mbetet ende në nivele të ulëta. Sipas barometrit IFOP, i cili prej 65 vitesh mat popullaritetin e liderëve francezë, Macron fiton dy pikë gjatë muajit janar, duke e çuar nivelin e simpatizimit ndaj tij në 20%, në një klimë të tensionuar gjeopolitike. Pavarësisht nivelit të ulët të popullaritetit, situata ndërkombëtare duket se i ka dhënë presidentit francez një “frymëmarrje” politike. Në fund të vitit të kaluar, popullariteti i tij kishte rënë në 16%, shumë pranë minimumit historik të François Hollande në vitin 2014, i cili ishte 13%. Kjo rritje e...