Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave, 43 pasagjerë të zhdukur. 6-vjeçarja endej e vetme mes rrënojave

Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave, 43 pasagjerë të zhdukur. 6-vjeçarja endej e vetme mes rrënojave

hetimet ne vendin e aksidentit SPANJË- Numri i viktimave si pasojë e aksidentit hekurudhor që goditi Spanjën ka shkuar në 41, ndërsa kërkimet vazhduan pa pushim gjatë gjithë natës, për të gjetur personat e zhdukur. Identifikimi i trupave të gjetur tashmë është gjithashtu në vazhdim, megjithatë, numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë. Dyzet e tre raportime për persona të zhdukur janë paraqitur nga të afërmit e atyre që ndodheshin në dy trenat e përfshirë në aksidentin në Adamuz, Andaluzi. Prandaj, numri i të vdekurve mund të rritet nga 41 që është aktualisht. Më shumë se 150 persona janë plagosur.  Kërkime "derisa të rikthehet normaliteti" Ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska shpjegoi se operacionet e shpëtimit për çdo viktimë tjetër do të vazhdojnë "derisa të rikthehet normaliteti". Këto...