Përplasja e trenave në Spanjë, Rama mesazh ngushëllimi homologut Sanchez

Përplasja e trenave në Spanjë, Rama mesazh ngushëllimi homologut Sanchez

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut spanjoll, Pedro Sanchez, pas aksidentit tragjik me trenat e shpejtësisë së lartë, si pasojë e të cilit 39 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. “I dashur Pedro! Mora me trishtim të thellë lajmin e aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi në Adamuz. Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim, dua të shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe qeverinë e Spanjës në këto çaste dhimbjeje. Mendimet tona shkojnë për ata që kanë humbur njerëzit e dashur dhe me të gjithë skuadrat që po punojnë pa u lodhur pa u lodhur në përballimin e kësaj tragjedie”, shkruan Rama në mesazhin e...