Përplasja e motoskafëve në Greqi/ Shkon në 15 numri i të vdekurve, të plagosur edhe dy policë grekë

Përplasja e motoskafëve në Greqi/ Shkon në 15 numri i të vdekurve, të plagosur edhe dy policë grekë

15 të vdekur dhe 26 të plagosur, mes të cilëve dy policë grekë, është bilanci i viktimave gjatë përplasjes së një motoskafi të Rojës Bregdetare Greke dhe trafikantëve turq që transportonin emigrantë në brigjet greke. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 të mbrëmjes të së martës në ishullin Xios të Greqisë. Sipas Rojës Bregdetare Greke, një motoskaf me të paktën 35 emigrantë klandestinë në bord po shkarkonte në brigjet greke, kur u diktua prej Rojës Bregdetare. Sipas versionit të saj, Roja Bregdetare helene thotë se motoskafi i trafikantëve ishte në fazën e shkarkimit dhe menjëherë u vë në lëvizje duke refuzuar të ndalonte pas sinjaleve që patrulla e saj i bëri. Gjatë kësaj faze dhe në rrethana ende të panjohura, të dy motoskafët, të cilët janë...