Përpjekjet për paqe/ Rusia edhe Ukraina nisin ditën e dytë të bisedimeve në Abu Dhabi
Negociatorët ukrainas dhe rusë nisën këtë të enjte nisën ditën e dytë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA në Emiratet e Bashkuara Arabe, me synim të ndërprerjes së pushtimit pothuajse katërvjeçar të Moskës ndaj Ukrainës. “Ka nisur dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi. Po punojmë në të njëjtat formate si dje, punë në grupe dhe më pas ‘harmonizimi’ i qëndrimeve”, tha negociatori kryesor ukrainas, Rustem Umerov. Këto bisedime janë kapitulli më i fundit i përpjekjeve diplomatike, deri tani të pasuksesshme, për të ndalur luftën që nisi me ofensivën e plotë të Rusisë në shkurt 2022. Dita e parë e bisedimeve në kryeqytetin e Emirateve përfundoi të mërkurën, ku Kievi e përshkroi procesin si “produktiv”, megjithëse nuk pati ndonjë përparim të dukshëm. Presidenti ukrainas...
Burimi:
top-channel.tv