Përmbytjet më të këqija në 20 vite, Hawai urdhëron banorët që të largohen
Hawaii po përballet me përmbytjet më të këqija në më shumë se 20 vjet dhe autoritetet kanë urdhëruar banorët në zonat më të prekura, që të largohen menjëherë. Ky paralajmërim erdhi herët në mëngjes të shtunën, pas reshjeve të dendura që ranë mbi tokën tashmë ‘të ngopur’ nga një stuhi dimërore një javë më parë, dhe pritej që reshje të tjera të binin gjatë fundjavës. Ujërat e përmbytjes, mbushur me baltë, kanë përfshirë pjesë të mëdha të North Shore, vend i njohur për valë të mëdha, ku bëhet edhe sërf. Ujërat e furishme morën përpara shtëpi dhe makina, dhe urdhrat e evakuimit u dhanë për 5,500 njerëz në veriperëndim të Honolulusë. Autoritetet paralajmëruan se një digë e vjetër 120-vjeçare mund të dështojë. “Rruga e mbetur...
Burimi:
syri.net